Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gattusos sërish i del punë me një shqiptar, ka disa fjalë për Leon Dajakun
    Ballina-2

    Gattusos sërish i del punë me një shqiptar, ka disa fjalë për Leon Dajakun

    20/12/2024 15:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti i Hajduk Splitit, Leon Dajaku nuk i ka aspak punët mirë me trajnerin e njohur, Gennaro Gattuso.

    Gjatë konferencës për media sot, trajneri i njohur italian foli për futbollistin shqiptar.

    Duke e “futur” në një thes me Benrahou, Gattuso kritikoi ashpër qëndrueshmërinë e Leon Dajkut, duke thënë se pikërisht kjo dyshe po sjellin negativitet në skuadër.

     “Tre muaj më parë i pranova në ekip. I përcjella, pas bisedimeve tona, e kupton që kjo histori nuk ka përfunduar. Unë jam shumë vite në këtë biznes, stema dhe fanella e Hajdukut meriton respekt.

    “Unë si trajner kam rregullat e mia, dhe u kërkoj lojtarëve t’i respektojnë ato. Mendoj se lojtarët profesionist duhet të jenë futbollistë në kuptimin e plotë të fjalës.

    “Qasja e tyre duhet të jetë mirë si kur fitojnë, ashtu edhe kur humbasin. Lojtarët duhet të jenë të gatshëm për t’u përgjigjur në veprimet e tyre. Nuk u takon atyre të shqetësohen për të luajtur. Ata duhet të jenë të gatshëm për të luajtur në çdo kohë.

    “Ajo që nuk më pëlqen te lojtarët është negativiteti. Këta dy lojtarë sollën shumë negativitet. Ka lojtarë të tjerë që janë negativë.

     “Lojtarët duhet të jenë lojtarë, duhet të sillen si profesionistë. Ata nuk duhet ta kenë fytyrën negative. Pagat në klub i marrin me kohë. Nëse doni të largoheni, merrni përgjegjësinë. Mos kërkoni para nga klubi. Për sa kohë që unë jam trajner, lojtarët do derdhin gjakun për këtë stemë”, u shpreh Gattuso

    Hajduk Split të dielën luan ndeshjen e fundit të këtij viti, ndaj Sibenik.

    Kujtojmë që skuadra e menaxhuar nga Gattuso është në pozitën e 2-të me 33 pikë, aq sa ka edhe vendi i parë (Rijeka).

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.