Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gazeta e madhe gjermane shkruan për skandalin e Serbisë, konfirmon hetimin e FIFA-s
    Ballina-1

    Gazeta e madhe gjermane shkruan për skandalin e Serbisë, konfirmon hetimin e FIFA-s

    26/11/2022 23:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gazeta e madhe gjermane sportbuzzer.de i ka kushtuar një shkrim të gjatë skandalit të Serbisë derisa ka konfirmuar hetimin nga FIFA pas ankesës që bëri Federata e Futbollit e Kosovës.

    “Federata e Futbollit të Botës FIFA ka nisur hetimet kundër Serbisë. Siç shihet në foto, një flamur nacionalist i varur në dhomën e zhveshjes së Serbisë gjatë ndeshjes së Kupës së Botës kundër Brazilit. Ai tregon skicën e Kosovës së pavarur me ngjyrat kombëtare serbe”, ka shkruar gazeta gjermane duke cituar më pas FFK-në, transmeton GazetaSport.info.

    “FFK-ja dënon fuqishëm veprimet agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës në Kupën e Botës 2022”, ka shkruar FFK në Tëitter. “Kupa e Botës është një ngjarje gëzimi dhe uniteti, ajo duhet të dërgojë mesazhe shprese dhe paqeje, jo mesazhe urrejtjeje. Ne i bëjmë thirrje FIFA-s të marrë masa kundër veprimeve të tilla.”

    “Republika e Kosovës shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Shumica e të gjitha shteteve e njohin këtë shtet. Megjithatë, serbët vazhdojnë ta konsiderojnë Kosovën si pjesë të vendit të tyre. Flamuri me mbishkrimin “Kurrë mos u dorëzo” u shfaq edhe nga disa tifozë serbë në stadium gjatë ndeshjes së parë të Kupës së Botës kundër Brazilit (0:2).

    Fotoja mesa duket është bërë në dhomën e zhveshjes para ndeshjes së Brazilit. Asnjë lojtar nuk mund të shihet në të, por flamuri është i varur mbi bluzat dhe dollapët e mbrojtësit Milos Veljkovic (Ëerder Bremen) dhe mesfushorit Andrija Zivkovic (PAOK Saloniki”, ka shkruar ky portal i cili ka konfirmuar që Serbinë  e pret një dënim i madh. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Fitore e Novi Pazarit ndaj federatës serbe, UEFA ia lejon pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës klubit nga Sanxhaku

    13/06/2025 23:16

    Albion Rrahmani operohet në Rumani

    13/06/2025 16:55

    Pavarësisht se është larguar, Luka Modriq merr pjesë në stërvitje te Real Madridi

    13/06/2025 13:43

    Cilësohej pika më e dobët, por tani mesfusha e Kosovës është shumë e fortë

    13/06/2025 10:18
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.