Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gazeta e madhe zvicerane shkruan për gjyqtaren shqiptare
    Ballina-2

    Gazeta e madhe zvicerane shkruan për gjyqtaren shqiptare

    27/01/2025 18:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gazeta e madhe zvicerane “20 Minuten” ka publikuar të hënën një shkrim për arbitren shqiptare të futbollit, Emanuela Rusta.

    Sipas “20 Minuten”, Rusta është shembull për gratë në futboll.

    “Më pëlqen ndjenja e të qenit pjesë e lojës, sfidës dhe përgjegjësia për të siguruar që loja të jetë korrekte”, ka thënë Emanuela Rrusta.

    31-vjeçarja, sipas gazetës zvicerane, ka shkruar histori disa herë.

    Ajo punon edhe si arsimtare e Edukatës Fizike, por po shquhet si refere e futbollit.

    “Është nder i madh dhe sukses i rëndësishëm për mua dhe federatën që më përkrah shumë. Tregon që gratë mund të shkëlqejnë në role që tradicionalisht ishin të burrave”, thotë Rusta për karrierën e saj.

    Ajo nuk përdor rrjetet sociale për të shmangur fyerjet.

    “Gratë në futboll duhet të kenë respekt më të madh, në fushë dhe jashtë saj. Duhet të promovojmë më shumë përfshirjen, të krijojmë mundësi të barabarta dhe të largojmë barrierat që pengojnë gratë nga përparimi në sport”, ka theksuar Rusta.

    Ajo synon që një ditë të drejtojë ndeshje në Kampionatin Botëror dhe Kampionatin Evropian të futbollistëve.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.