Sot gjatë ditë pas një deklarate të lëshuar nga gazetari Baton Haxhiu, që kritikoi punën e Federatës së Futbollit të Kosovës derisa drejtuesit e klubeve i cilësoi si servil dhe të shitur, ka ardhur një reagim i ashpër i klubeve.
Të gjitha klubet e Superligës, njëzëri dolën në mbështetje të FFK-së, derisa e sulmuan Haxhiun për atë deklaratë duke e cilësuar si një njeri që nuk i ka dhënë kurrë asgjë futbollit dhe tash vetëm sa po dëshiron ta prish imazhin e saj.
E një reagim shumë i ashpër ka ardhur nga gazetari me përvojë, Shaip Shala. Ai e ka përgënjeshtruar Baton Haxhiun derisa ka thënë se ai asnjëherë nuk ka qenë aktiv dhe i ka dhënë diçka futbollit.
“Baton Haxhiu, përkrahës i ish klanit të Zemunit ka filluar si dështak i urryer të komentoj sportin! 65 vjet po e përcjelli futbollin dhe sportin në përgjithësi, kurrën e kurrës dëgjuar se Batoni ka qenë aktiv në futboll, apo që po thotë gënjeshtër se ishte edhe gjyqëtar i futbollit! I .baj në mend gjeneratat e punëtorëve të futbollit, por Batoni i Jovicës po rren! Aman mos e thirni këtë broçkullash të komentoj futbollin, e Agim Ademi për këtë jaranin të Jovica Stanishiqit, është sinonim i sakrificës së futbollit kosovar!”, ka shkruar Shala. /GazetaSport