Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gazetari italian ofendon rëndë portierin shqiptar në Serie A
    Ballina-2

    Gazetari italian ofendon rëndë portierin shqiptar në Serie A

    23/12/2024 17:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Alen Sherri ka fituar vendin e titullarit te Cagliari. Pas disa gabimeve të Sccufet, portieri shqiptar arriti që të ul në stol gardianin e Cagliarit dhe mori më shumë besim nga çfarë ishte menduar më herët.

    Megjithatë përshtatja në Serinë A kërkon kohë dhe në Itali nuk duket se kanë shumë kohë për të pritur. Gazetari italian Vittorio Sanna e ka tejkaluar kritikën e tij për Alen Sherrin duke shkuar në ofendim për shkak të performancës së shqiptarit në humbjen 2-1 ndaj Venecias.

    “Për mua është evidente mungesa e reagimit të portierit. Mundohem ende të gjej arsye se përse Alen Sherri mund të quhet një portier i përshtatshëm për Serinë A. Nuk ka reflekse, nuk shfaq reagime të menjëhershme, nuk ka asnjë veprim të vetëm që tregon gatishmëri.

    Në golin e parë përshembull, topi i kaloi aty afër dhe nuk kishte tentativën më të vogël për t’u hedhur. Nuk shoh shpejtësinë dhe stilin që i kërkohet një portieri më të mirë. Nuk mund të luajmë me një “mobilje” në portë. Nuk e kam fjalën për një moblije që lëviz, por për një garderobë apo komodinë që qëndron aty, pa lëvizur kurrë. Mungesë cilësie që po na kushton”, tha Sanna. 

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.