Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Genc Hyseni emërohet Drejtor Sportiv i FC Ferizajt
    Ballina-1

    Genc Hyseni emërohet Drejtor Sportiv i FC Ferizajt

    22/01/2024 19:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FC Ferizaj ka njoftuar se pas negociatave të zhvilluara javën e kaluar, ku ishte i përfshirë direkt edhe vet presidenti i klubit, Lulzim Abazi, Genc Hyseni është emëruar zyrtarisht Drejtor Sportiv i FC Ferizaj.

    Hyseni është një figurë e njohur dhe respektuar në gjithë komunitetin sportiv në Kosovë.

    Hapat e parë në karrierën me shumë suksese, Genci i ka filluar pikërisht në FC Ferizaj. Për të vazhduar pastaj në ligën e Maqedonisë së Veriut, atë kohë e rrallë për një futbollist nga ligat e Kosovës.

    Genci si futbollist është paraqitur në Renovë, Teteks, Shkëndijë, Rabotniçki dhe Bregalnica Stip, të gjitha këto klube në elitën e futbollit maqedonas.

    Një sukses i shënuar dhe i rëndësishëm në karrierën e Genc Hysenit është edhe transferimi i tij në KF Gramozi, në Shqipëri. Atë botë, Gramozi kishte mbledhur lojtarët më të mirë nga i gjithë rajoni.

    Përveç tjerash, Hyseni ka luajtur edhe në ligën e Qipros, duke mbrojtur ngjyrat e FC Ethnikos.

    Kurse si Drejtor Sportiv, Genc Hyseni ka karrierë të dëshmuar, duke ngritur ekipe nga ligat më të ulëta e deri në nivele më të larta garuese. Në të kaluarën ai ka qenë drejtor edhe në klubin tonë, duke e ngritur Ferizajn në një ekip konkurues në Superligën e Kosovës.

    FC Ferizaj është i lumtur që figura të rëndësishme të qytetit po i bashkohen karvanit të klubit. Bashkë me Gencin si drejtor dhe gjithë të tjerët, po synojmë ta ngrisim Ferizajn në nivele të larta të profesionalizmit.

    Ne nuk kemi kufizime në ambiciet tona. Ne dëshirojmë që hap pas hapi të ngritemi deri aty ku e kemi vendin.

    Superliga dhe dalja në Evropë nuk janë dëshira, por mision i përditshëm i yni, deri në realizimin e plotë të këtij misioni, thuhet në fund të njoftimit. /GazetaSport/

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.