Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Genc Nuza ndan sërish drejtësinë në Ligën e Konferencës
    Ballina-2

    Genc Nuza ndan sërish drejtësinë në Ligën e Konferencës

    27/11/2023 23:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjyqtari kosovar Genc Nuza për herë të dytë në këtë edicion do të ndajë drejtësinë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës së UEFA-s.

    Ai do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen ndërmjet skuadrës finlandeze, HJK Helsinki dhe asaj skoceze, Aberdeen, e cila zhvillohet më 30 nëntor, në orën 18:45.

    Nuza do të shoqërohet nga asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, si dhe gjyqtari i katërt, Dardan Çaka.

    Ky fakt shënon një rritje të vazhdueshme të prezencës së gjyqtarëve nga Kosova në arenën ndërkombëtare dhe dëshmi e punës së tyre profesionale, pasi edhe javët e kaluara krahas Nuzës në ndeshje ndërkombëtare gjykuan edhe Visar Kastrati dhe Mervan Bejtullahu, me asistentë.

    Vlen të përmendet fakti që Nuza është pjesë e Programit të UEFA-s ‘Mentor Talent’, si një nga gjyqtarët perspektivë të UEFA-s.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.