Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Giresse e vlerëson lartë Ermal Krasniqin, por e lë në paralistë
    Ballina-2

    Giresse e vlerëson lartë Ermal Krasniqin, por e lë në paralistë

    20/03/2023 15:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ermal Krasniqi nuk ka zënë vend në listën e selektorit Alain Giresse përkundër dy mungesave të fundit, atë të refuzuesit Uran Bislimi dhe të të lënduarit Elbasan Rashani.

    Trajneri francez vendosi ta zëvendësojë veç Bislimin me Blendi Idrizin.

    E në konferencën për shtyp, të cilin e mbajti sot, Giresse ka sqaruar se futbollisti ofanziv i CFR Cluj është në paralistë dhe mund të marrë ftesën në çdo moment për ndeshjet e marsit, por veç me një kusht.

    “Sa i përket Krasniqit, ai bën pjesë në paralistë. Ne e kemi vëzhguar dhe e vlerësojmë atë, edhe pse në Cluj është transferuar së fundmi, në muajin janar. Në ditët në vazhdim mund të ketë ndryshime në listë pasi nuk e dimë gjendjen e lojtarëve pas ndeshjeve të fundjavës. Arbnor Muja për shembull e ka një shqetësim të vogël. Nëse hapet një mundësi, do ta ftojmë Krasniqin”, u shpreh Giresse në konferencë për shtyp, i “sulmuar” për mosftesën e Ermal Krasniqit, i cili në pjesën e parë të sezonit shkëlqeu me Ballkanin në garat evropiane dhe tash po e bën të njëjtën gjë me Clujin në Rumani, derisa thuhet se interesim për të ka shfaqur Lazio.

    “Dardanët” do të grumbullohen sot dhe do të ushtrojnë në qendrën nacionale në Hajvali për t’u bërë gati për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, ndaj Izraelit në udhëtim këtë të shtunë dhe me Andorrën të martën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.