Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Giresse i kënaqur me barazimin dhe reagimin e lojtarëve
    Ballina-2

    Giresse i kënaqur me barazimin dhe reagimin e lojtarëve

    16/11/2022 21:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse është ndarë i kënaqur me barazimin në ndeshjen miqësore kundër Armenisë. Ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mbyll me rezultatin 2:2.

    Giresse ka thënë se me rëndësi në këtë miqësore është se Kosova nuk humbi, por barazoi. Ai pranoi se Kosova nuk luajti mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë tha se lojtarët reaguan dhe i përgëzoi për këtë.

    “Çka është me rëndësi është se nuk e humbëm ndeshjen, pasi barazuam. Sa i përket gjërave negative dhe pozitive të këtij dueli, nuk mund t’i themi tani për shkak se duhet ta analizojmë ndeshjen. Gjëja pozitive ishte reagimi i lojtarëve tanë pas disavantazhit.

    Edhe në pjesën e dytë, luajtëm shumë më mirë se në të parën”, është shprehur Giresse.

    “Pas pjesës së parë, edhe bëmë ndryshime në pozicionime në fushë dhe motivuam lojtarët, të cilët reaguan për ta mbyllur ndeshjen me barazim. Herët është një mendim për lojtarët se si luajtën apo cilat emra mund të jenë në të ardhmen pjesë e Kosovës. Herët është edhe ndeshja me Ishujt Faroe, kështu që duhet të presim dhe të shohim”.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.