Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Giresse për ndeshjen me Rumaninë: Lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj loje
    Ballina-2

    Giresse për ndeshjen me Rumaninë: Lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj loje

    15/06/2023 17:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Këtë të premten, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Rumaninë, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.

    E në prag të këtij takimi, përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka mbajtur konferencë për media.

    I pyetur për lojtarët kosovarë që luajnë në mesfushë të cilët kanë pak minutazhë në ekipet e tyre përkatëse, Giresse tha se ata janë stërvitur dhe do të bëjnë maksimumin

    “Është koha e pushimeve dhe nuk kemi mundur t’i bllokojmë disa lojtarë. Shpresojmë që Zhegrova të rikthehet, kurse Rashani fatkeqësisht do të mungojë në dy ndeshjet. Nëse lojtarët tonë në mesfushë nuk kanë pasur minuta në ekipet e tyre, kjo s’do të thotë që nuk janë stërvitur”, tha fillimisht ai.

    Tutje, GIresse theksoi se lojtarët do të futen në lojë me motivimin më të madh për të arritur fitore.

    “Lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj loje. Në këto situata nuk duhet të vendosim presion mbi lojtarët. Ata do të futen në fushë me motivimin më të madh për ta fituar këtë lojë. Ekipi i Rumanisë është ekip i mirë. Ka stil të lojës të mirë. Do ta përgatis ekipin në mënyrën më të mirë për të arritur fitore”, u shpreh Giresse.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.