Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Gjelat” pushtohen nga “Djajtë e Kuq”, Man United fiton derbin kundër Tottenhamit
    Ballina-1

    “Gjelat” pushtohen nga “Djajtë e Kuq”, Man United fiton derbin kundër Tottenhamit

    19/10/2022 23:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester United e ka fituar derbin e javës së 12-të në elitën e futbollit anglez kundër Tottenham Hotspur.

    “Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat të pastër 2:0 kundër “Spurs” në stadiumin “Old Trafford”.

    Përkundër dominimit të nikoqirëve gola në pjesën e parë nuk pati.

    E në start të fraksionit të dytë, të besuarit e Erik ten Hag gjetën rrugën e golit me anë të mesfushorit Fred që kaloi vendasit në avantazh në minutën e 47-të.

    22 minuta më vonë, në skenë doli portugezi Bruno Fernades që me një gol të bukur i dhuroi Man Unitedit golin e qetësisë dhe të epilogut përfundimtar të takimit.

    Man United me këtë fitore shkon në kuotën e 19 pikëve në pozitën e pestë. Tottenham ka 23 pikë në vendin e tretë.

    TË LIDHURA

    Selektori i Paraguait flet për shortin, vlerëson plejofin ku është Kosova

    05/12/2025 22:36

    Kompletohet shorti, Kosova (nëse kualifikohet) do të jetë në grup me SHBA’në, Australinë dhe Paraguain

    05/12/2025 21:13

    Vëmendja e gjithë botës së futbollit në Washington ku hidhet shorti, edhe Kosova prezente

    05/12/2025 11:58

    Dështimi i deputetit | Drenica “ia tregon derën” Bylbyl Sokolit

    03/12/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.