Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjendet pa shenja jete në hotel ish-ylli i Serie A
    Ballina-2

    Gjendet pa shenja jete në hotel ish-ylli i Serie A

    30/09/2024 11:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-ylli i Serie-s A, Andrea Capone, ka vdekur në moshën 43-vjeçare. Trupi i tij u gjet të dielën në mëngjes në hotelin me 5 yje “Palazzo Tirso” në Cagliari.

    Sipas raportimeve nga Italia, ai vdiq nga plagët në kokë pas një rënie tragjike që në dukje të parë duket aksidentale.

    Capone dikur kishte veshur fanellën ikonë me numrin 10 te Cagliari, që më parë i përkiste legjendës së klubit, Gianfranco Zola .

    Në një deklaratë, klubi e vlerësoi atë si “një djalë që ishte gjithmonë i njohur për profesionalizëm, përkushtim dhe pasion”.

    Në total, ai luajti 113 herë për klubin sardinez dhe shënoi dymbëdhjetë gola. Pas shtatë vjetësh, italiani u largua nga Cagliari në vitin 2007 dhe vazhdoi të luajë për Vicenza, Grosseto dhe Salernitana.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.