Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjeraj flet para ndeshjes së vitit me Ferizajn: Nuk ka favorit, ne luftojmë për rikthim në Superligë
    Ballina-1

    Gjeraj flet para ndeshjes së vitit me Ferizajn: Nuk ka favorit, ne luftojmë për rikthim në Superligë

    31/05/2023 19:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Liria e Ferizaj të dielën e 4 qershorit do ta kenë sfidën e vitit. Ato ndeshen ndërmjet vete në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku fituesi do të luajë në edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar.

    Pra Liria e Ferizaj përballën në barazhin e Superligës dhe tashmë janë duke u bërë përgatitjet e fundit për këtë duel tejet të rëndësishëm.

    Kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj, në një bisedë për Demokracia.com, ka thënë se prizrenasit janë gati dhe në këtë takim hyjnë vetëm për fitore.

    “Ne jemi gati dhe jemi përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje. Pasi e kalum barazhin e parë me mjaft sukses ndaj Ulpianës, tash për këtë ndeshje jemi më të motivuar se është vetëm një ndeshje dhe na dërgon në Superligë. Nuk ka vend për gabim dhe ne me ndihmën e “Arpagjikëve”,  besoj që do t’ja dalim, edhe pse do të jetë e vështirë po jemi gati për çdo vështirësi”, ka thënë Gjeraj.

    Edhe pse Ferizaj është skuadër që vjen nga Superliga dhe mbanë epitetin e favoritit, kjo gjë nuk e  frikëson Gjerajn, madje ai ka thënë se në këso ndeshje nuk ka favorit.

    “Favorit në këtë ndeshje nuk ka, pasi është një ndeshje dhe gjasat janë 50-50, krejt kësaj kur ja shtojmë faktin që jemi edhe ne ekip me traditë po ashtu si Ferizaj, atëherë gjasat janë të barabarta. Gjithsesi, ne kemi motiv shumë më të madh se jemi duke e pritur këtë mundësi që tri vite që të futemi në Superligë”, ka përfunduar Robërt Gjeraj. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Rrahmani pritet të qëndrojë te Napoli

    05/07/2025 19:22

    Pamje të dhimbshme: Donnarumma ia thyen këmbën Musialas

    05/07/2025 19:06

    Gjilani ndan rrugët me Haxhihamzën

    05/07/2025 18:56

    Chelsea e transferon Gittensin nga Dortmundi

    05/07/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.