Gjermania e ka fituar ndeshjen e tretë të Grupit A2 të Ligës së Kombeve.
Pa telashe fitoi të enjten mbrëma në “Allianz Arena” ndaj Serbisë 2:0, dhe ia shkaktoi humbjen e tretë serbëve që janë në vendin e fundit, pa pikë.
Tom Bischof në minutën e 39-të dhe Florian Wirtz në minutën e 61-të, i shënuan golat e fitores për Gjermaninë.
Gjermania e treta në grup i ka katër pikë.
