Karim Benzema nuk do të jetë në Doha të Katarit për të ndjekur drejtpërdrejt finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.
Sulmuesi i Real Madridit vazhdon të jetë pjesë e listës së 26 të ftuarve nga skuadra franceze, pasi ai nuk u zëvendësua nga një tjetër shok skuadre pas dëmtimit të tij një javë para debutimit të ‘bluve’ në Katar.
Megjithatë, trajneri Didier Deschamps vendosi të mos e thërras përsëri dhe ylli francez ka refuzuar gjithashtu t’i bashkohet ekipit për ta shikuar finalen nga afër.
Nga gazeta L’Equipe flitet për një marrëdhënie të keqe mes Benzemas dhe Deschamps, por zyrtarisht nuk është bërë e ditur arsyeja e mungesës së francezit, i cili si pjesëtar i skuadrës, në fakt, mund të kërkojë edhe bonusin apo medaljen e tij për fitimin e Kupës së Botës, në rast se Franca do të shpallet kampione sot.
Karim Benzema’s latest Instagram story appears to be a message of support to his France colleagues – the message is clear: get the 3rd star! pic.twitter.com/95bW0JDQlu
— Get French Football News (@GFFN) December 17, 2022
Benzeman, gjithmonë enigmatik, ka publikuar një ‘story’ në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet shumë i animuar duke kërcyer nën muzikë rap, ndërsa bën gjeste me tre gishta nga kamera.
Një referencë për Botërorin e tretë të mundshëm që skuadra e tij mund të fitojë apo një rastësi e pastër dhe thjeshtë gjest misterioz?