Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjesti i turpshëm i Sergio Ramos, i sulmoi kameramanët pas ndeshjes
    Ballina-1

    Gjesti i turpshëm i Sergio Ramos, i sulmoi kameramanët pas ndeshjes

    15/02/2023 13:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sergio Ramos është njohur gjatë gjithë karrierës së tij si një futbollist mjaft i ashpër, por asnjëherë nuk e ka treguar shumë ndaj njerëzve që nuk kanë lidhje me fushën e futbollit.

    Mirëpo, është e dukshme që fama dhe paratë i kanë rënë në kokë, ndaj arroganca e futbollistëve të famshëm po rritet dita ditës.

    Dëshmi për këtë është gjesti i 36-vjeçarit spanjoll pas ndeshjes me Bayernin.

    Pas ndeshjes, lojtarët e PSG-së dolën para tifozëve për t’i përshëndetur.

    Fotografët u përpoqën të kapnin atë moment dhe në tribuna kishte mjaft tifozë. Ramos nuk i pëlqente që nuk kishte hapësirë. Fillimisht, ai me bërryl i ra në shpinë një fotografit që po bënte punën e tij dhe i tha të kishte kujdes dhe më pas tjetrin do ta largonte me inat.

    Fotografi u përpoq ta kalonte spanjollin. Aparati ka qenë në duart e tij dhe ka rënë në kontakt me yllin e PSG-së, të cilit nuk i ka pëlqyer që ka pasur një përplasje të lehtë.

    Ramos vendosi të reagojë dhunshëm. Ai e largoi brutalisht atë, duke shfaqur arrogancën ndaj tij.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.