Ka përfunduar faza e ligës në Ligën e Kampionëve, me disa nga skuadrat që ishin nën ethe përmë shumë se 45 minuta.
Manchesster City rrezikonte të eliminohej nga gara më e madhe për klube në Evropë, por që ia doli të triumfonte 3-1 përballë Club Brugges.
Liverpooli e mbylli këtë fazë si lider, përkundër se pësuan disfatë 3-2 nga PSV, ndërsa Barcelona që ua rrezikonte vendin, barazoi 2-2 me Atalantën.
Real Madridi mori fitore komode përballë Brestit me rezultat 3-0, ndërsa Milani dhe Juventusi u befasuan nga Dinamo Zagrebi, respektivisht Benfica.
Interi shpartalloi Monacon, duke fituar me rezultat të pastër 3-0, gjersa me fitores bindëse e mbylli edhe PSG përballë Suttgartitt, 4-1.
Fitore bindëse mori edhe Bayern Munichu, që mposhti Slovan Bratislavën me rezultat 3-1.
Arsenali ia doli me shumë mund të triumfonte ndaj Gironas, duke mbyllur këtë takim me shifrat 2-1.
Më poshtë mund të shikoni tabelën finale se kush shkon direkt në fazën e eliminimit direkt dhe kush do të luajë në play-off.
Përfundojnë të gjitha ndeshjet e sotme, të fundit për fazën e ligës në Champions League: City nuk lejon turpërimin, fiton dhe kualifikohet
Aston Villa 4:2 Celtic
Barcelona 2:2 Atalanta
Leverkusen 2:0 Sparta Praha
Bayern Munchen 3:1 Slovan
Dinamo Zagreb 2:1 Milan
Girona 1:2 Arsenal
Inter 3:0 Monaco
Juventus 0:2 Benfica
Lille 6:1 Feyenord
Man City 3:1 Club Brugge
PSV 3:2 Liverpool
RB Salzburg 1:4 Atl. Madrid
Sturm Graz 1:0 Leipzig
Sporting Lisbona 1:1 Bologna
Brest 0:3 Real Madrid
Stuttgard 1:4 PSG
Young Boys 0:1 Crvena Zvezda