Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjiganti holandez shpreh interesim për Ardon Jasharin
    Ballina-2

    Gjiganti holandez shpreh interesim për Ardon Jasharin

    23/12/2022 23:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Feyenoordi raportohet se ka shprehur interesim për Ardon Jasharin, i cili së fundi mori pjesë me Zvicrën në Kupën e Botës “Katar 2022”.

    Mesfushori shqiptar konsiderohet si një futbollist që do të ketë të ardhme të ndritur, teksa edhe interesimi nga klubet e tjera nuk po mungon.

    “4-4-2.ch” ka raportuar se për Jasharin interesim ka shprehur Feyenoordi, klub i cili thuhet se ka ndjekur nga afër lojtarin.

    Sipas mediumin zviceran, zyrtarët e klubit nga Eredivisie ishin prezent gjatë ndeshjes mes Luzernit dhe Young Boys, që u zhvillua në tetor të këtij viti.

    20-vjeçari është pjesë e skuadrës së parë të Luzernit që nga korriku i vitit 2020. Që atëherë, ai ka regjistruar 40 ndeshje zyrtare duke shënuar dy gola e shtuar shtatë asistime.

    Sipas “Transfermarkt”, vlera e reprezentuesit të Zvicrës në treg momentalisht është 2.5 milionë euro.

    Raportim të ngjashëm ka bërë edhe mediumi holandez “1908.nl”. Sipas dy mediumeve në fjalë, Feyenoordi nuk ka bërë ende ofertë zyrtare.

    Jashari shihet si zëvendësues i Fredrik Aursnes, i cili u transferua te Benfica. 

    Feyenoord filloi të kërkonte një zëvendësues, por nuk arriti të sjellë ndonjë. Quinten Timber e luajti atë rol rregullisht në gjysmën e parë të sezonit, por klubi nga Roterdami shpreson të forcohet edhe më shumë. 

    Ardon Jashari me Luzernin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.