Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjiganti i Serie A e do Armando Brojën qysh në janar
    Ballina-1

    Gjiganti i Serie A e do Armando Brojën qysh në janar

    11/01/2024 21:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Interi raportohet se është tejet i interesuar në Armando Brojan, por kalimi i shqiptarit në janar varet nga largimi i Alexis Sanchez.

    Kiliani u kthye në klub në verë për një periudhë të dytë, të ngjashme me Marko Arnautovic. Megjithatë, të dy veteranët kanë qenë kryesisht zhgënjyes deri më tani.

    Por, sipas Il Corriere dello Sport përmes FcInterNews, Sanchez është ai që mund të largohet nga liderët e Serie A në janar pasi ka oferta në tavolinë.

    35-vjeçari ka kërkues në Ligën Pro të Arabisë Saudite. Mirëpo, siç shpjegon mediumi, ai është i etur për të qëndruar në Inter dhe për të dëshmuar vlerën e tij.

    Gjithsesi, dhjetëditëshi i fundit i janarit mund të ketë disa zhvillime, veçanërisht nëse sulmuesi me përvojë vazhdon të përdoret në mënyrë sporadike nga Simone Inzaghi.

    Me fjalë të tjera, nëse Sanchez nuk fiton kohë të mjaftueshme për të luajtur, ai mund të rishqyrtojë një lëvizje në Arabinë Saudite, veçanërisht nëse do të mbërrinte një ofertë gjithnjë e më fitimprurëse.

    Kontrata e Brojas me blutë është deri në vitin 2028. Ndaj Interi do të kërkonte ta nënshkruante në formë huazimi. Megjithatë, londinezët nuk mund të huazojnë më shumë se shtatë lojtarë sipas rregulloreve të reja.

    TË LIDHURA

    Malisheva zyrtarizon talentin e Ballkanit

    09/08/2025 17:34

    Daku shënon gol, por Rubin Kazani mposhtet thellë

    09/08/2025 17:01

    Muharrem Jashari shënon golin e parë në sezonin e ri

    09/08/2025 16:59

    Ish-kapiteni i Ballkanit i futet garës për asamble komunale të Suharekës

    08/08/2025 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.