Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjilani barazon pa gola me Prishtinën
    Ballina-2

    Gjilani barazon pa gola me Prishtinën

    09/03/2023 16:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Gjilanit nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen kundër Prishtinës pasi luajti pa gola. Ndeshja i ka takuar xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll dhe është zhvilluar të enjten në stadiumin me bar sintetik në Gjilani.

    Ndeshja nuk ka pasur ndonjë rast konkret shënimi, me të dyja skuadrat të fokusuara për të mos pranuar ndonjë gol eventualisht.

    Në fillim të ndeshjes, Prishtina pati dy tentime, nëpërmjet Kushtrim Gashit (12’) e Mërgim Pefqelit (23’), por që gjuajtjet e tyre shkuan jashtë portës.

    Gjilani u kundërpërgjigje në minutën e 34-të, por gjuajtja e Arbnor Ramadanit ishte e plogësht.

    Rastin më të mirë në ndeshje e lëshoi Leotrim Kryeziu, gjuajtjen e të cilit nga afërsia në minutën e 44-të e priti portieri i Gjilanit, Enea Koliqi.

    Me këtë barazim, Gjilani mbetet i treti në tabelë me 39 pikë, shtatë me shumë se Prishtina që renditet e katërta.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.