Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjilani bie në Klinë, Pefqeli dhe Zulfiu i japin fitoren Dukagjinit
    Ballina-1

    Gjilani bie në Klinë, Pefqeli dhe Zulfiu i japin fitoren Dukagjinit

    24/08/2025 18:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dukagjini ka marrë fitoren e parë këtë edicion, duke mposhtur Gjilanin me rezultat 2-0 në Klinë, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës.

    Pjesa e parë ishte e gjallë dhe me raste nga të dyja skuadrat. Qysh në minutën e 2-të, Dienit Isufi rrezikoi për Dukagjinin pas harkimit të Victor Hugos, por Armend Thaqi shpëtoi Gjilanin mbi vijën e portës.

    Në minutën e 20-të, Gjilani humbi një rast të artë, kur pas një depërtimi të Prapashticës dhe goditjes së Aganspahiç, portieri reagoi mirë, ndërsa në topin e kthyer Basa goditi mbi portë.

    Në minutën e 34-të erdhi goli i parë i ndeshjes, kur Victor Hugo harkoi nga këndi, ndërsa Mërgim Pefqeli me kokë nga pika e penalltisë shënoi për 1-0.

    Deri në fund të pjesës së parë pati edhe raste të tjera, por pa ndryshuar rezultatin.

    Në pjesën e dytë, Gjilani tentoi të gjente barazimin. Mevlan Adili provoi me një gjuajtje, por pa sukses për Gjilanin.

    Në minutën e 73-të portieri Vokli Laroshi lëshoi portën, por Iljasa Zulfiu nuk arriti të shënonte, mes pretendimeve se ai preku topin me dorë jashtë zonës.

    Në minutën e 90+1, Dukagjini vulosi fitoren. Iljasa Zulfiu realizoi golin e dytë për vendasit, duke i dhënë tre pikët e plota skuadrës së Klinës.

    Dukagjini shënon suksesin e parë në kampionat, ndërsa Gjilani regjistron humbjen e parë në këtë edicion, pas barazimit në xhiron e parë.

    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.