Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjilani fiton bindshëm derbin ndaj Prishtinës
    Ballina-2

    Gjilani fiton bindshëm derbin ndaj Prishtinës

    31/08/2025 18:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Gjilanit ka qenë bindëse ndaj Prishtinës në ndeshjen derbi të Superligës së Kosovës në futboll.

    Gjilani mposhti Prishtinën në derbin e javës së tretë të elitës së futbollit kosovar me rezultat 3:1.
    Ky takim u zhvillua në fushën me bari sintetik në Gjilan, ndërsa për skaudrën e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu ishte fitorja e parë këtë edicion.

    Edi Basha hapi serinë e golave për Gjilanin. Ai shënoi herët në minutën e katërt golin për 1:0. 
    Golin e dytë e shënoi Senad Jaroviq nga penalltia në minutën e 11-të, kurse Prishtina në pjesënë e dytë ngushtoi epërsinë e Gjilanit në 2:1. 

    Golin për 2:1 e shënoi Blend Baftiu në minutën e 65-të.
    Megjithatë, në minutën e 91-të, fitoren bindëse të Gjilanit e vulosi kapiteni Armend Thaqi. 
    Gjilani ka katër pikë nga tri ndeshje, kurse Prishtina mbetet në vendin e parë me gjashtë pikë, sa kanë edhe Dukagjini dhe Ferizaj.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.