SC Gjilani ka dalë me një komunikatë për media për të sqaruar situatën në lidhje me sulmuesin Theophilus Solomon.
Ditën e premte qarkulluan lajmet për arrestimin e tij, derisa Gjilani nuk kishte reaguar pasi kishin një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat me Trepçën ’89.
Gjithsesi tani ka ardhur reagimi i klubit bardhekuq duke konfirmuar arrestimin e sulmuesit nigerian.
Klubi gjilanas ka bërë të qartë se do të bashkëpunojë me autoritetet deri në zbardhjen e këtij rasti edhe pse është një rast qëka ndodhur disa vite më herët dhe nuk ka të bëj asgjë me SC Gjilanin.
Gjithashtu në komunikatë thuhet nga klubi bardhekuq se te Gjilani, Solomon ka qenë gjithmonë një futbollist korrekt.
