Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjilani përforcohet me Senad Jarovic
    Ballina-1

    Gjilani përforcohet me Senad Jarovic

    22/01/2024 21:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Senad Jarovic është përforcimi më i ri i Gjilanit.

    Klubi gjilanas ka njoftuar këtë të hënë për huazimin e tij nga kampionët e Maqedonisë së Veriut, Struga.

    25-vjeçari do të jetë pjesë e “Skifterave” deri në fund të sezonit.

    Sulmuesi me prejardhje boshnjake, por që ka nënshtetësi gjermane, ka ndërtuar karrierë te disa klube evropiane.

    Jarovic e nisi te grupmoshat e Unterrathit, për të vazhduar pastaj edhe tek të rinjtë e Dusseldorfit dhe Domzales, për t’u aktivizuar edhe si profesionist te kjo e fundit.

    Ai pastaj vazhdoi karrierën te klubet si NK Dob, Spartak Trnava, SonderjyskE, Zlate Moravce, SKF Sered, NK Radomlje, Petrolul, Sloboda Tuzla e Minaur.

    Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

    “Sport Club Gjilani dhe FC Struga janë dakorduar për huazimin e futbollistit Senad Jarovic.

    Sulmuesi 25 vjeçar do të qëndrojë në skuadër deri në fund të edicionit 23/24 si futbollist i huazuar nga kampionët e Maqedonisë së Veriut.

    Jarovic më parë ishte pjesë e shumë klubeve në Evropë, derisa te ‘kuqebardhët’ vjen si vlerë e shtuar për repartin sulmues.

    Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Jarovic dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”.

    TË LIDHURA

    “Gruaja e tij ka kancer në stomak – ai nuk mund ta lërë atë dhe fëmijën e tyre 5-vjeçar” – menaxheri i Mevlan Zekës ndan detaje për mediat rumune

    13/08/2025 16:54

    Portieri i Kosovës nis aventurën e parë në Itali

    13/08/2025 16:49

    Rumunët të kënaqur me stadiumin “Fadil Vokrri”

    13/08/2025 15:29

    UEFA e publikon renditjen e re, kështu qëndrojnë klubet kosovare

    13/08/2025 13:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.