Atalanta ka shënuar fitore minimale 1:0 në shtëpi ndaj Sturm Graz, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.
Goli i fitores u shënua nga kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti në minutën e 50-të të ndeshjes.
GoaL! | Atalanta 1-0 SK Sturm Graz | Berat Djimsitipic.twitter.com/mxHefkLwjT
— FootColic ⚽️ (@FootColic) November 9, 2023
Ky ishte goli i parë sezonal i Gjimshitit, ndërsa Atalanta tani shkon në 10 pikë në grupin D dhe gjendet në vendin e parë.