Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjimshiti: Nuk do të hyjmë në fushë për barazim, kjo ndeshja ma kujton Armeninë
    Ballina-2

    Gjimshiti: Nuk do të hyjmë në fushë për barazim, kjo ndeshja ma kujton Armeninë

    16/11/2023 19:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në konferencën zyrtare për media nga stadiumi ‘Zimbru’ në Moldavi.

    Tekniku brazilian dhe mbrojtësi kuqezi folën për rëndësinë e kësaj sfide, ndërsa vlerësuan maksimalisht edhe ekipin kundërshtar.

    Kapiteni Berat Gjimshiti vlerësoi kundërshtarin dhe theksoi se kuqezinjtë do të futen në fushë për të marrë tre pikët, siç bëjnë gjithmonë.

    A ju kujton mbrëmjen e Armenisë kjo? 

    Po, sigurisht që ka kujtime, sidomos kur je sërish në aeroplan dhe ke prapë në dorë kualifikimin. Sigurisht që të kujtohen ato momente të bukura dhe pozitive. Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë dhe duhet ta përsëritim. Ka shumë lojtarë në këtë ekip që nuk e kanë përjetuar atë që e kemi përjetuar ne që jemi pak më të vjetër. Do japim gjithçka në fushë.

    A jeni më seriozë së duhet këtë herë? Brenda ekipit jemi njëlloj. Presioni rritet sa më afër kualifikimit je. Besoj se presioni transformohet më së miri në fushë, presioni edhe mund të ndihmojë. Nuk duhet të shqetësohemi. Ne që kemi më shumë eksperiencë duhet t’i ndihmojmë më të rinjtë. Edhe trajneri bën punën e tij, e di çfarë u flet. E dimë se jemi shumë afër kualifikimit, por nuk duhet të harrohet rruga që kemi bërë deri këtu për ta bërë ëndrrën realitet.

    Sa e vështirë do jetë? – Do jetë ndeshje e vështirë, siç kanë qenë edhe ndeshjet e tjera të them të drejtën. Do e përballojmë si gjithmonë. Nuk e harrojmë ndeshjen në ‘Air Albania’, deri në minutën e 60-të kur bëri gjuajtjen Asani nuk kishim shumë raste për të shënuar gol. E dimë vështirësinë në këtë ndeshje. Jemi përgatitur shumë mirë për t’i përballuar ato që ndodhin në fushë. Të shkojmë të gjithë në një drejtim.

    A do bëjmë llogari nesër? – Unë, por as ekipi, nuk do të hyjmë në fushë për barazim. Asnjë ekip nuk futet në fushë për një pikë. Në natyrë e kemi që të futemi në fushë për tre pikë, kështu do jetë edhe nesër. Nëse nuk futesh me atë mentalitet ke shumë mundësi të gabosh akoma më shumë.

    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.