Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjithçka e kryer: Chelsea nga sezoni i ardhshëm do të udhëhiqet nga ish-asistenti i Guardiolës
    Ballina-2

    Gjithçka e kryer: Chelsea nga sezoni i ardhshëm do të udhëhiqet nga ish-asistenti i Guardiolës

    27/05/2024 15:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea raportohet se e ka bërë Enzo Marescan objektivin e tyre kryesor për stolin, me “Blutë e Londrës” që duket se po diskutojnë detajet e fundit me trajnerin e Leicester Cityt.

    Gjiganti anglez ka qenë në treg në kërkim të një trajneri të ri, pasi shkëputën lidhjet me argjentinasin Mauricio Pochettino.

    Klubi londinez po kërkonte një trajner të ri në moshë dhe vëmendja shpejt u kthye tek Maresca i cili siguroi promovimin në Ligën Premier me Leicesterin.

    Bisedime ishin mbajtur edhe me trajnerin e Ipswich Town, Kieran McKenna, por që duket se ky i fundit do t’i bashkohet Brightonit.

    Thomas Frank i Brentfordit ishte po ashtu një tjetër opsion që Chelsea do ta konsideronte, pasi tekniku danez ishte i joshur rreth mundësisë për të drejtuar një klub në Londrën Veriore.

    Foto: Pep Guardiola dhe Enzo Maresca

    Siç ka mësuar mediumi anglez The Telegraph, Maresca tani është kandidati kryesor për stolin e Chelseat.

    Italiani i cili më herët ka punuar si asistent i Pep Guardiolës tek Manchester City, e udhëhoqi Leicesterin drejt titullit në Championship gjatë sezonit 2023/2024.

    Chelsea thuhet se ka bërë një kërkesë formale në drejtim të Leicesterit për të diskutuar kushtet me Marescan, që në pamje të parë kanë qenë pozitive dhe gjithçka pritet që të përfundojë zyrtarisht gjatë ditëve/javëve në vazhdim.

    ???????? Chelsea are advancing in talks to appoint Enzo Maresca as new head coach.

    Positive talks over the weekend, he’s 100% keen and excited by #CFC project.

    No issues on Maresca’s contract already being discussed — talks to follow with Leicester City over €10m compensation fee. pic.twitter.com/ErZWLZPBrC

    — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 27, 2024
    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.