Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjithçka gati për sfidën në “Air Albania”, Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen me Çekinë
    Ballina-1

    Gjithçka gati për sfidën në “Air Albania”, Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen me Çekinë

    11/10/2023 21:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja shqiptare mbylli sot përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’ për sfidën e rëndësishme ndaj Çekisë, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’.

    Pas konferencës zyrtare për media, ekipi doli në fushë dhe u stërvit për rreth një orë. Përveç Armando Brojës, e gjithë skuadra u stërvit së bashku, teksa ekipit iu bashkua sot edhe mesfushori Klaus Gjasula. Stërvitja e ditës së sotme nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike, me stafin teknik që e fokusoi më shumë seancën në ushtrimet me topin dhe situata të ndryshme loje.

    Sa i përket gjendjes së Armando Brojës, stafi mjekësor ka dalë në përfundimin se sulmuesi nuk mund të jetë i gatshëm për takimin e nesërm ndaj Çekisë pas një shqetësimi fizik.

    Shqipëria do të luajë nesër ndaj Çekisë në stadiumin ‘Air Albania’, me takimin që është programuar të nisë në ora 20:45.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.