Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Gjithmonë i gatshëm për Drenicën!” – Bylbyl Sokoli reagon pasi kthimit te kuqezinjtë  
    Ballina-1

    “Gjithmonë i gatshëm për Drenicën!” – Bylbyl Sokoli reagon pasi kthimit te kuqezinjtë  

    02/04/2025 21:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli, ka reaguar pasi është rikthyer në postin e trajnerit te Drenica, duke konfirmuar që do ta drejtojë skuadrën kuqezi drejt Superligës së Kosovës. 

    Sokoli ishte në krye të Drenicës për disa javë, por pasi kandidoi në zgjedhjet parlamentare, klubi dhe ai u ndanë. 

    Por zgjedhjet mbaruan, Sokoli fitoi postin e debutetit në Kuvendin e Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje, palët janë bashkuar sërish. 

    Sokoli ka treguar në rrjetet sociale, duke treguar arsyen se pse është kthyer te Drenica.    

    “Gjithmonë i gatshëm për Drenicën! Kam pasur nderin të jem kryetrajner i KF Drenica, por angazhimi im në zgjedhje më ka pamundësuar të jem afër skuadrës në këtë kampionat drejt arritjes së objektivit – rikthimit në Superligë”. 

    “Kam një obligim moral ndaj sportdashësve dhe votuesve të mi, andaj dua të ju informoj se do të jem deputet i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe gjithmonë do të jem i gatshëm të jap kontributin tim për Drenicën e futbollin! Së bashku me bashkëpuntorët e mi do të udhëheqim Drenicën deri në fund të sezonit – drejt Superligës!”, thuhet në njoftimin e  klubit. 

    Drenica është lider në Ligën e Parë, grupi A, me katër pikë më shumë se Trepça ‘89 që është e dyta.

    TË LIDHURA

    Florent Muslija për FIFA: Kosova do të japë gjithçka për të arritur në Kupën e Botës

    13/03/2026 12:50

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23

    Dy javë para përplasjes në Bratisllavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje, po përgatitet për një faqe të re në historinë

    12/03/2026 14:13

    Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

    12/03/2026 13:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.