Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo i solli Al-Nassrit fitoren ndaj Al Shababit (4:0) në xhiron e katërt të kampionatit saudit, por shpërthimi i tij në fillim të ndeshjes u bë viral.
Me Al-Nassr në avantazh 1:0, Marcelo Brozoviq bëri një krosim nga këndi në minutën e 20-të, dhe Ronaldo pas një kërcimi, shënoi gol me kokë.
Goli u pasua me festimin e famshëm “Siuuuuu”.
VIDEO:
RONALDO DISALLOWED GOAL! ⚽️
— GC (@GettyCristiano) August 29, 2023
Cristiano with a bullet of a header however the goal is cancelled after checks.pic.twitter.com/LZPv6nZJTd
Mirëpo, festa u prish nga gjyqtari Ismail Elfath, i cili pas rishikimit me VAR, ka parë sesi portugezi ka faulluar kundërshtarin para golit.
Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave u nervozua nga vendimi dhe filloi të bërtiste ndaj gjyqtarit.
Fillimisht Ronaldo tha në spanjisht “Bir kur*e” dhe më pas në anglisht drejtuar gjyqtarit: “Gjithmonë kundër meje, gjithmonë kundër meje!”
Cristiano Ronaldo is furious after the goal was disallowed! 😡pic.twitter.com/IhiwuVm6Al
— Everything Cristiano 𓃵 (@EverythingCR7_) August 29, 2023