Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjuetari i stadiumeve ishte në Kosovë javën e kaluar, “18 Qershori” stadiumi numër 642 që ka vizituar deri më tani
    Ballina-1

    Gjuetari i stadiumeve ishte në Kosovë javën e kaluar, “18 Qershori” stadiumi numër 642 që ka vizituar deri më tani

    30/10/2022 12:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federico Roccio, është njëri prej tifozëve më i flaktë i futbollit.

    Ai deri më tani ka vizituar 642 stadiume në 46 shtete të ndryshme të botës.

    Destinacioni i fundit i Roccios ishte Kosova, më saktësisht qyteti i Klinës.

    Më 23 tetor, ai ishte i pranishëm në stadiumin “18 Qershori”, ku përcolli nga afër ndeshjen mes Dukagjinit dhe Ballkanit, që ishte mbyllur baras 1:1.

    Kjo është bërë e ditur nga vetë ai përmes disa fotove të publikuara në rrjetin social “Instagram”.

    Federico Roccio është nga Italia, teksa ndryshe njihet edhe si “Gjuetari i Stadiumeve”.

    Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të FIFA-s në vitin 2020, Roccio kishte treguar se e gjithë historia e tij kishte filluar që kur ishte 4-vjeç, kur ndeshjet i shikonte me babain e tij, Marion.

    Ai kishte zbuluar gjithashtu se është tifoz i Milanit.

    Se sa i pasionuar është pas futbollit Roccio, më së miri e dëshmon edhe fakti që ai i kishte propozuar të dashurës së tij, Eleonoras, në stadiumin “San Siro”.

    Gjithashtu, çifti kishin kaluar muajin e mjaltit duke vizituar vende dhe stadiume të ndryshme të futbollit

    TË LIDHURA

    Rashkaj: Kosova ka nivel për ta mposhtur Sllovakinë

    05/03/2026 19:55

    Llapi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

    05/03/2026 16:56

    Kupa e Kosovës: Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini kalojnë në gjysmëfinale

    04/03/2026 16:00

    Melos Bajrami, i riu nga Kosova, që po e shtynë Vllazninë e Shkodrës drejt titullit

    04/03/2026 14:51
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.