Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjuka e Rugova, më të mirët e vitit 2023 në hendboll
    Ballina-2

    Gjuka e Rugova, më të mirët e vitit 2023 në hendboll

    22/01/2024 22:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Egzon Gjuka është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit 2023 në Kosovë, ndërsa Albina Rugova u shpall hendbollistja më e mirë e vitit.

    Ceremonia “Laureatët 2023” e Federatës së Hendbollit të Kosovës është mbajtur të hënën mbrëma.

    Gjuka në pranverën e vitit të kaluar e udhëhoqi Besa Famgasin drejt titullit të kampionit të Kosovës në hendboll. Në vjeshtë luajti për Rahovecin, që nuk ka humbje në Superligë. Ai është po ashtu prej lojtarëve kryesorë në përfaqësuesen e Kosovës.

    Ndërkohë Albina Rugova e udhëhoqi Istogun drejt triumfit në kampionat, Kupë e Superkupë. Ajo po ashtu ka luajtur për përfaqësuesen e Kosovës.

    Lojtarët më të dalluar të përfaqësueseve A në hendboll u shpallën Mirela Gjikokaj e Haris Berisha.

    Klubet kampione, Besa Famgas e Istogu, u shpallën më të mirat e vitit, ndërsa Taib Kabashi i Trepçës dhe Faruk Shala i Istogut u shpallën trajnerë të vitit 2023.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.