Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjyqtarët kosovarë caktohen për t’i drejtuar ndeshjet e Kombëtareve
    Ballina-1

    Gjyqtarët kosovarë caktohen për t’i drejtuar ndeshjet e Kombëtareve

    12/11/2024 12:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Portugal Eslovaquia Sub 17 Estadio do Fontelo Época 2022/2023

    Gjyqtarët kosovarë gjithnjë e më shumë po janë prezentë në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet ndërkombëtare.

    Disa prej tyre janë deleguar nga UEFA për kompeticione e ndryshme të ndeshjeve të këtij muaji.

    Gjyqtari Mervan Bejtullahu dhe asistenti Edmond Zeqiri do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet mes Gjeorgjisë me Suedinë nesër mbrëma, pastaj në sfidën mes Norvegjisë e Gjeorgjisë më 16 nëntor dhe në takimin ndërmjet Suedisë e Norvegjisë, më 19 nëntor, në kuadër të Evropianit U-19.

    E gjyqtari Visar Kastrati dhe asistenti Fatlum Berisha do ta ndajnë drejtësinë në “UEFA REGIONS’ CUP”.

    Ata do të referojnë në ndeshjet San Marino – Hungaria (13 nëntor), Stambolli – San Marino (16 nëntor) dhe Hungaria – Stambolli (19 nëntor).

    Ndërkaq, gjyqtari Alvan Shala dhe asistenti Drilon Rexhepi do ta ndajnë drejtësinë në “UEFA UNDER-19 Championship”.

    Më saktësisht, ata do të referojnë në ndeshjet Spanja – Ishujt Faroe (13 nëntor), Austria – Ishujt Faroe (16 nëntor) dhe Austria – Spanja (19 nëntor). 

    TË LIDHURA

    Fitorja e dytë rresht për Galatasarayn në Champions

    22/10/2025 20:51

    Kosovarët vendimtarë në fitoren e Rubin Kazanit për Kupë të Rusisë

    22/10/2025 20:46

    “Gazzetta”: Mungesa e Rrahmanit peshon shumë

    22/10/2025 19:10

    Lamine Yamal e çon të dashurën në stolin e Barcelonës, e prezanton me Hansi Flick

    22/10/2025 18:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.