Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjyqtari kosovar nuk mban xhelozi, uron kolegët e tij për finalen e Kupës
    Ballina-2

    Gjyqtari kosovar nuk mban xhelozi, uron kolegët e tij për finalen e Kupës

    21/05/2024 17:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Finalja e Kupës së Kosovës në futboll që zhvillohet nesër ka zgjuar kërshëri të madhe dhe po pritet me padurim.

    Kjo pasi ky trofe për herë të parë fituesin e saj e dërgon në garat e fazës së dytë në Europa Leagu dhe këtë sukses po e kërkon Prishtina pasi Ballkani tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Champion League, shkruan Ballkani.info.

    Tashmë gjithçka është gati dhe FFK ka caktuar edhe gjyqtarët ku drejtësia i është besuar Genc Nuzës me ndihmësit Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatofci, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.

    Njëri nga gjyqtarët më të mirë në vend dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Genc Nuzës, Fatlum Berisha i ka uruar kolegët e tyre duke shpresuar se ata më shumë sukses do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje të veçantë.

    “Kolegë të nderuar shumë suksese nesër në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës????????????

    JU PRIFTË E MBARA!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

    Të kujtojmë ndeshja Prishtina – Ballkani luhet nesër nga ora 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.