Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Gjyshërit tanë janë sekreti i kësaj Kroacie! Flamurin e kemi të shenjtë, lufta na forcoi”
    Ballina-1

    “Gjyshërit tanë janë sekreti i kësaj Kroacie! Flamurin e kemi të shenjtë, lufta na forcoi”

    11/12/2022 13:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kroacia vazhdon të konfirmohet si një Kombëtaret më të forta në planet. Nënkampionët e botës siguruan një kualifikim epik në gjysmëfinalet e Botërorit Katar 2022. Eliminimi i Brazilit është një arritje e madhe, ndërsa tani është radha e Argjentinës, një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë dhe plot emocione.

    Në Kroaci ëndërrojnë rikthimin në finalen e Kupës së Botës për të plotësuar ëndrrën e lënë përgjysmë në Rusi 2018. Zlatko Dalic drejton një grup fantastik, me vlera të mëdha sportive dhe njerëzore. Qendërmbrojtësi Martin Erlic, i cili luan në Serie A, shpjegon bukur dhe qartë sekretet e kësaj Kroacie.

    “Jemi realisht një grup i mrekullueshëm, mjafton të shohësh një seancë stërvitore për ta kuptuar dhe për t’u bindur në këtë që po them, pasi ne japim më shumë në stërvitje sesa në ndeshje. Kemi edhe stol të fortë, të gjithë janë gati të japin kontributin e tyre kur futen në fushë.

    U pa edhe ndaj Brazilit një gjë e tillë. Lojtarët me më përvojë si Modric, Brozovic, Kovacic dhe Lovren na karikojnë ve të rinjve. Në skuadër ekziston një përzierje e përsosur mes të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë.

    Më pas është edhe lidhja e madhe që kemi me tokën dhe popullin tonë, një ndjenjë e pabesueshme përkatësie që na është transmetuar nga gjyshërit tanë. Flamuri është i shenjtë për ne, kur luhet himni emocioni është shumë i fortë.

    Lufta ka lënë gjurmë të thella dhe na ka dhënë aq shumë forcë për të përballuar jetën. Jemi pak, por jemi të bashkuar“, deklaroi 24-vjeçari i Sassuolos.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.