Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gjysma e ekipit të Chelseat mund të shitet në verë
    Ballina-2

    Gjysma e ekipit të Chelseat mund të shitet në verë

    01/04/2023 15:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea është në rrezik të thyerjes së rregullave financiare dhe mund të detyrohet që t’i largojë nga skuadra gjysmën e futbollistëve në afatin kalimtar të verës.

    Më herët gjatë kësaj jave u raportua se Chelsea ka pasur humbje prej 121 milionë funteve gjatë periudhës financiare të sezonit 2021/22.

    Për këto humbje, pronarët e rinj të Chelseat kanë akuzuar ish-pronarin Roman Abramovich, i cili u largua pasi Rusia nisi pushtimin në Ukrainë.

    “Goal.com” ka mësuar të shtunën se skuadra mund t’i largojë 13-të lojtarë në mënyrë që t’i shmanget dënimit të autoriteteve shtetërore.

    Në listë janë Ethan Ampadu, Baba Rahman, Malang Sarr, Tiemoue Bakayoko, Conor Gallagher, Ruben Loftus-Cheek, Christian Pulishiq, Pierre-Emerick Aubameyang, Callum Hudson-Odoi, Hakim Ziyech, Mason Mount, Mateo Kovaçiq dhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.