Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gledi Mici nënshkruan me skuadrën e njohur shqiptare
    Ballina-1

    Gledi Mici nënshkruan me skuadrën e njohur shqiptare

    22/06/2023 10:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tirana është një nga klubet më aktive në afatin kalimtar. Bardhekaltrit e kryeqytetit shqiptar synojnë rikthimin te titulli kampion sezonin e ardhshëm dhe presidenca po vepron për të përforcuar skuadrën e Orges Shehit.

    Pasi rinovoi me trajnerin, Tirana ka firmosur me emra si Kaina Nunes, Gentian Selmani, Liridon Latifi dhe Albi Doka. Ndërkohë që afrimi i fundit është Gledi Mici.

    Anësori i majtë, i dha fund aventurës trevjeçare me Prishtinën, teksa ka luajtur më parë në Superiore me Apoloninë, Kamzën, Flamurtarin, Kukësin, Skënderbeun. Dhe Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

    32-vjeçari ka një eksperiencë të madhe mbi supe, ndërkohë që ka fituar trofe me fanellat e Flamurtarit, Kukësit, Skënderbeut, Shkëndijës dhe Prishtinës. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33

    Ndeshen me Kosovën, selektori i Sllovakisë i shqetësuar

    17/12/2025 15:24

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.