Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Primozh Gliha në një intervistë për RTK me gazetaren Qeqa Krelani, ka bërë një përmbledhje të punës që po bëhet në futbollin kosovar, derisa ka thënë se investimet këtu dhe puna e presidentit Agim Ademi ka mahnitur edhe ekspertët sllovenë.
Sipas tij Ademi e Ceferin (presidenti i UEFA-s), kanë shumë të përbashkëta. Janë punëtorë të mëdhenj dhe vizionarë, madje ai ka përmendur një detaj interesant duke thënë se Kampi Nacional i ndërtuar në Hajvali është i ngjashëm me kampin që është ndërtuar në Sllovenisë ku edhe stërvitë kombëtarja sllovene, transmeton Ballkani.info.
Sipas tij në Slloveni dhe Kraci janë mahnitur sesi një Federatë që kurrë nuk ka qenë as në Evropian e as në Botëror është në gjendje të krijojë një projekt të tillë çfarë është ky në Hajvali.
“Ademi e Ceferin janë punëtor të mëdhenj dhe kanë shumë të përbashkëta. Të dytë janë karateistë dhe kanë shiritin e zi, pa janë njerëz shumë të fokusuar dhe të përqendruar dhe kanë qëndrimin etyre. Që të dy kanë bërë kampe stërvitore. Ademi në Hajvali e Ceferini e ka bërë të njëjtën në Kranjë të Sllovenisë diku gjysmë ore nga Lubljana. Janë dy kampe shumë të mira stërvitore dhe kjo tregon që të dy janë krytar që kanë edhe vizion edhe sjellje sportive. Për më tepër të dy janë biznesmenë të cilët dinë të menaxhojnë federatën në mënyrë që ajo të zhvillohet mirë. Para dy ditë ishte një mysafirë nga Sllovenia një mik i imi zyrtar i UEFA-së dhe kur i tregova çfarë kampi stërvitor kemi në Hajvalia, ai më besonte por dukej si skeptik dhe kur e dërguam atje dhe e pa gjithë ato fushë dhe ndërtesën ku fëmijët kanë mundësi me fjete dhe me punuar dhe mësuar u mahnitë me punën që është bërë. Ai është puro slloven dhe ne nuk flasim shumë por kur e dërguam poshtë të fusha ai tha se nuk e besonte që një federatë që asnjëherë nuk është plasuar në Kampionatin Evropian apo botëror të bënte një projekt të tillë.”, ka thënë fillimisht Gliha duke shtuar.
“Unë me Zvonimir Bobanin jami shumë miq të mirë pasi kemi luajtur te Dinamo dhe kur kishte ardhur në vizitë në Kosovë kishte thënë se as në Kroaci nuk është infrastruktura më e mirë. Të kujtojmë se Kroacia tri herë në vitet e fundit kanë qenë deri në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror dhe kjo e dini çfarë kapaciteti financiar sjell dhe nuk kanë qenë në gjendje të ndërtojnë një Kamp të tillë. Me një Hajvalia është mbresëlënëse dhe tregon punën e madhe që po bëhet këtu”, ka përfunduar Gliha. /GazetaSport.info