Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gliha lavdëron lojtarët e Kosovës që i aktivizoi ndaj Izraelit
    Ballina-2

    Gliha lavdëron lojtarët e Kosovës që i aktivizoi ndaj Izraelit

    13/11/2023 00:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar fitoren e dytë në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Të përzgjedhurit e Primoz Gliha triumfuan sonte 1:0 ndaj Izraelit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Pas ndeshjes, Gliha rreth fitores në kushtet e vështira tha: “Për mua nuk ishte një situatë e vështirë. Çdo situatë në futboll, është një situatë normale. Në këtë sport ka dy mundësi, ose të gjesh zgjidhje, ose të qash. Unë nuk qaj kurrë, ndaj mundohem të gjej zgjidhje”.

    “Sot ne kishim shumë raste për të gjetur golin, por në një fushë si kjo është e vështirë. Megjithatë kur krijon kaq shumë, do të thotë që ekipi është shumë mirë”, shtoi slloveni.

    Gliha rreth futbollistëve të rinj që u paraqiten sonte me fanellën e “Dardanëve”, tha: “Më pëlqyen, pasi bënë shumë mirë. U duk qartë që u përshtatën shumë mirë”.

    Kurse, për ndeshjen e ardhshme në udhëtim ndaj Zvicrës, që do të zhvillohet më 18 nëntor, Gliha deklaroi: “Do të jetë një ndeshje tjetër, ndryshe nga ajo sot. Çdo ndeshje ka specifikën e vet dhe ne do të nisim punën për të përgatitur skuadrën mbi mënyrën si duhet të përballemi”.

    TË LIDHURA

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41

    Ferizaj nuk kërkon falje, thotë se akuzat për thirrje raciste janë të pabaza!

    15/02/2026 19:35

    FBK-ja reagon ashpër për sulmin ndaj gjyqtarit në ndeshjen Vëllaznimi – Prishtina

    15/02/2026 19:24
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.