Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, ka folur për paqen para ndeshjes me Izraelin.
Ndeshja u shty për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, ndërsa trajneri i Kosovës ka thënë se njerëzit duan paq
“Njerëzit duan paqe. Jam shumë i mërzitur për situatën”, ka thënë Gliha për të kaluar më pas në analizë teknike. “Izraeli ka shumë lojtarë të mirë teknikë. Ndonjëherë mendoja se janë brazilian. Kanë të njëjtat atribute si lojtarët e Kosovës”.
“Të gjithë e dinë situatën që do të luajmë në termin të pazakontë. Dikush tjetër e ka këtë në dorë. Ka sjellë probleme të shumta, edhe nga mënyra e qasjes së klubeve. Lojtarët duan të luajnë, të fitojnë për Kosovën. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Gliha në konferencë për shtyp që po mbahet në “Fadil Vokrri” nën masa të rrepta të sigurisë.