Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gliha vendimi më i mirë i FFK-së në këtë kohë, ja arsyet
    Ballina-1

    Gliha vendimi më i mirë i FFK-së në këtë kohë, ja arsyet

    04/07/2023 21:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës sot e ka zyrtarizuar në krye të Kombëtares, trajnerin slloven Primoz Gliha.

    Ai do të zëvëndësojë francezin Alian Giresse që u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta, shkruan Demokracia.com.

    Gliha është i njohur për opinionin kosovar, derisa ai shumë mirë e njeh ambientin këtu pasi edhe më herët ka punuar dhe e di shumë mirë se si funksionojnë gjërat.

    Përveç kësaj, një përparësi e madhe e tij është se nga afër i njeh edhe futbollistët që njihen si rezervë të Kombëtares A. Ai ishte pjesë e Kampit të Kosovës të mbajtur në Antalia dy vite më parë ku u zhvilluan dy ndeshje me Guinenë dhe Gambinë.

    Gliha do të jetë në krye të kombëtares deri në fund të eliminatoreve për Kampionatin Evropian dhe varësisht nga rezultatet ai edhe mund të vazhdojë punën.

    Pse është zgjedhjë më e mirë? Slloveni ka pranuar të jetë pjesë e Kosovës për vetëm 6 muaj, ndryshe nga trajnerët tjerë që do të vinin këtu për një kontratë më afat gjate, dhe nëse kishin dështuar humbjet financiare do të ishin shumë më të mëdha.

    Zgjedhje tjetër shumë e mirë është edhe fakti që Gliha në krahë do të ketë dy trajnerë të mirënjohurë vendorë. Afrim Tovërlanin dhe Arbnor Morinën, ata do të jetë afër sllovenit,por do të jenë edhe afër futbollistëve të Superligës që do të ishin një mundësi e madhe për ta t’ju bashkohen Kombëtares A.

    Sido qw tw jetw testi i parë i këtij stafi do të jetë ndeshja me Zvicrën që luhet në qershor në “Fadil Vokrri” për të vazhduar më pas me ndeshjen ndaj Rumanisë si mysafire. /Demokracia.com

    TË LIDHURA

    Jetmir Topalli ndryshon skuadër, mbetet në Turqi

    05/07/2025 12:55

    Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas – zbardhen detaje të reja

    04/07/2025 19:50

    Albin Krasniqi prezantohet te Kolos Kovalivka

    04/07/2025 19:10

    Rashica i thotë “po” Monchengladbachut

    04/07/2025 18:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.