Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Shpërthen” Gliha: Nuk e kisha skuadrën e plotë, Zhegrova nuk vjen se nuk do
    Ballina-1

    “Shpërthen” Gliha: Nuk e kisha skuadrën e plotë, Zhegrova nuk vjen se nuk do

    19/11/2023 00:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ka folur me tone të larta pas barazimit 1-1 ndaj Zvicrës dhe “shuarjes” së ëndrrës së “dardanëve” për kualifikimin në Europian.

    Duke folur për emisionin “Dardanët” në SuperSport/Digitalb, tekniku foli me ironi për kritikët e tij dhe personat që sipas tij duan të vendosin se kush duhet të luajë.

    Ndërsa më tej, Gliha deklaroi se Edon Zhegrova nuk do që të luajë me Kosovën, ndaj sipas teknikut nuk është me ta, jo sepse nuk e lejon klubi.

    Barazimi me Zvicrën: “Nga kjo ndeshje fituam pikën për shkak të Qeqa Krelanit ajo më tha që kush duhet të luajë dhe ai që tha ajo bëri goli, ajo më sugjeroi. Gjithë të mirat për Qeqën, por është e rrezikshme. Unë pranoj këshilla nga çdokush në Kosovë edhe nga taksistët nga kushdo. Mentaliteti është ajo që është më e rëndësishmja.”

    I lumtur me barazimin: “Luajmë pa Rrahmanin, Rrashicën dhe Muriqin. Ne ndryshuam shumë lojtarë, por sot nuk ishte e gjithë skuadra. Zhegrova për shembull pati thënë që vjen për çdo ndeshje dhe nuk erdhi se nuk donte të vinte. E ftova dy herë, e ftova dhe me Andorën, e ftova dhe me 10 nëntor dhe nuk erdhi, por ai tha se klubi nuk e lejon, e vërteta është se ai nuk erdhi se nuk dëshiron të vijë.”

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.