Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Godet Chelsea, kryen fshehurazi vizitat mjekësore me “yllin” e Leipzigut
    Futboll ndërkombëtar

    Godet Chelsea, kryen fshehurazi vizitat mjekësore me “yllin” e Leipzigut

    01/10/2022 01:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nuk ndalet revolucioni në shtëpinë e Chelsea-t dhe jo vetëm në nivel manaxhimi, por edhe në fushë, me kalimin e pronësisë nga Roman Abramovich te Todd Boehly. Merkatoja e verës solli një numër të konsiderueshëm lojtarësh të rinj si Sterling, Cucurella, Aubameyang, Koulibaly, Fofana, Zakaria e Chukëuemeka, ndërkohë që në shtator iu dha lamtumira Thomas Tuchelit, i zëvendësuar nga Grahamm Potter. Ndërkohë, nga Gjermania, në këtë muaj, është realizuar edhe një goditje që do të konkretizohet vetëm në vitin 2023. Blutë kanë kryer vizitat mjekësore me Christopher Nkunku, “yllin” e Leipzigut, që ka hyrë prej pak kohësh edhe në xhiron e kombëtares franceze.

    Lajmi jepet nga “Bild”, që shpjegon se si Chelsea i ka paraprirë transferimit, duke kryer në mënyrë sekrete disa teste mjekësore në Frankfurt me objektivin për të mbyllur akordin me lojtarin verën e ardhshme. Leipzigu ndërkohë nuk mund të bëjë shumë, pasi Nkunku ka një klauzolë largimi të rëndësishme, por jo dhe aq të lartë. Anglezëve do t’u mjaftojë të paguajnë 60 milionë euro dhe askush nuk mund t’i ndalojë të marrin futbollistin në “Stamford Bridge” sapo të mbarojë sezoni aktual.

    Nga ana tjetër, që Nkunku do të ishte vetëm përkohësisht në “Red Bull Arena” u kuptua që sezonin e kaluar, kur futbollisti u shndërrua në një makinë të vërtetë golash. Për të 35 gola dhe 20 asiste në 52 ndeshje, numra që tërhoqën interesin e klubeve të mëdha. Chelsea u ka paraprirë të gjithëve, për të vendosur një tjetër tullë në projektin e Boehly-t. Edhe vetë lojtari është i kënaqur me ecurinë e gjërave. Nkunku ishte në dijeni të interesit të skuadrave të mëdha që prej disa muajsh, por e dinte se te Leipzigu, ku është titullar fiks, do të kishte më shumë mundësi për të fituar grumbullimin për në Botëror nga ana e Deschamps.

    TË LIDHURA

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23

    Dy javë para përplasjes në Bratisllavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje, po përgatitet për një faqe të re në historinë

    12/03/2026 14:13

    Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

    12/03/2026 13:54

    Agim Ademi iftar me Halil Kastratin dhe përfaqësues të futbollit në Shtëpinë e të Moshuarve

    11/03/2026 21:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.