Një prind i një futbollisti goditi fuqishëm me grusht gjyqtarin e ndeshjes. Momenti i dhunës u incizua dhe kjo është bërë temë në Zvicër.
Dyshohet që prindi që e goditi me grusht arbitrin është shqiptar.
Incidenti ndodhi të shtunën pas një ndeshje të juniorëve mes Schoftlandit dhe Villmergenit.
“Blick” shkruan se sulmuesi ishte Mërgim B. (50) nga Freiamt. Djali i tij, Luan B. (15), luan për juniorët e Villmergenit.
Djali shihet në video duke mbajtur babain e tij pas goditjes. Blick foli me futbollistin e ri. Ai ka mbrojtur babain duke thënë se video nuk tregon gjithë ngjarjen.
🇨🇭⚽️ FLASH – Le père d’un joueur des juniors C a violemment frappé l’arbitre lors du match opposant le FC Villmergen à l’équipe locale, en raison de son arbitrage. Luigi Ponte, président de l’AFV, s’est dit bouleversé par la situation. (Watson) pic.twitter.com/Fy6Kxtumvo
— SuisseAlert (@SuisseAlert) June 2, 2025
Ai ka treguar se ishte ndeshje e ashpër.
“Në një moment kam vrapuar drejt golit dhe jam fauluar nga kundërshtari. Është dashur të jetë karton i kuq”. Por arbitri tregoi vetëm kartonin e verdhë.
“Babai im u bë nervoz”.
Pas fundit të ndeshjes, lojtari tha se babai i tij kishte bisedë normale me arbitrin.
“Por arbitri nuk ka dashur të argumentojë dhe ka shtyrë babain tim në gjoks. Më pas unë u afrova dhe u mundova të ndal babain tim që mos të reagojë. I kam thënë babait të qëndrojë i qetë”.
Më pas situata eskalojë.
“Pas goditjes e kam larguar babain, por video është edituar kështu që nuk shihet ajo që ndodhi më herët dhe më vonë”.
Luani ka thënë se babai i tij i ka rënë pishman për goditjen. Por thotë se arbitri nuk është dashur të prek dhe të shtyjë babain e tij.
“Babai im nuk po ndihet mirë momentalisht. Po merr shumë thirrje, është shumë i brengosur”.