Interi ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Hellas Veronas në kuadër të javës së 35-të në elitën e futbollit italian.
Golin e fitores në këtë takim për vendasit e realizoi ylli shqiptar Kristjan Asllani i cili në minutën e nëntë realizoi për 1-0 nga penallita.
Në vazhdim ritmi i ndeshjes ishte tejet i zbehtë dhe nuk pati ndonjë rast për gol për t’u veçuar nga ndonjëra prej skuadrave.
Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 74 pikëve dhe vazhdon ndjekjen e Napolit që tashmë është lider me 77 sosh.
Në këtë sfidë ‘Nerazzurrët’ pushuan disa prej lojtarëve kryesor me mendje tek dueli i kthimit ndaj Barcelonës të mërkurën.
Ndeshjen e ardhshme në kampionat Interi do ta luajë ndaj Torinos në udhëtim, ndërsa dy të fundit do t’i zhvillojë ndaj Lazios në shtëpi dhe ndaj Comos në udhëtim.