Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Goli i Muriqit vendimtar, Mallorca arkëton pikët e plota kundër Atletico Madridit
    Ballina-1

    Goli i Muriqit vendimtar, Mallorca arkëton pikët e plota kundër Atletico Madridit

    10/11/2022 00:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi i sjell edhe tre pikë të tjera Mallorcas në La Liga. Ekipi ishullor spanjoll ka triumfuar edhe kundër Atletico Madridit me golin vendimtar të realizuar nga sulmuesi i Kombëtares së Kosovës.

    Vedat Muriqi doli në skenë pas 16 minutave duke dërguar topin në rrjetë nga afërsia, pas asistimit nga Costa. Për Muriqin ishte ky goli i tetë në La Liga këtë edicion.

    Atletico Madridi në minutat në vazhdim kishte iniciativën, por nuk arritën që të paktën ta shmangnin humbjen.

    Reprezentuesi i Kosovës u zëvendësua në minutën e 87-të.

    Mallorca me këto tri pikë pozicionohet në mesin e tabelës, konkretisht në vendin e 10-të me 19 pikë.

    Atletico ka 24 pikë në pozitën e gjashtë tabelore në elitën e futbollit spanjoll.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.