Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Goli i Vedat Muriqit s’mjafton, Girona fiton kundër Mallorcas dhe kryeson La Ligan në Spanjë
    Ballina-2

    Goli i Vedat Muriqit s’mjafton, Girona fiton kundër Mallorcas dhe kryeson La Ligan në Spanjë

    23/09/2023 16:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në stadiumin “de Montivilli”, Girona vendase fitoi 5-3 kundër Mallorcas për javën e gjashtë në La Ligan spanjolle. Katalanasit e vegjël morën kryesimin e kampionatit me 16 pikë, duke lënë pas Realin e Madridit që ka një ndeshje më pak. Pas tyre edhe Barça. Dueli nisi keq për djemtë e Michel, që pësuan pas vetëm katër minutave lojë. Ishte Vedat Muriqi që shënoi për ishullorët nga penalltia, duke kujtuar se miqtë i kishin idetë të qarta.

    Pas golit të pësuar, “Hirushja” Gironë shënoi katër gola në pjesën e parë me Lopez, Dovbyk, Martin dhe Herrera, ndërsa Savio në pjesën e dytë i dërgoi shifrat në 5-1. Miqtë u kujtuan vonë dhe shënuan dy herë me Prats në minutat 89 dhe 90+5 për rezultatin final 5-3.

    Girona me 16 pikë kryeson renditjen, teksa Real Madrid me 15 pikë qëndron një pozitë më poshtë, teksa luan nesër. Mallorca me pesë pikë mban vendin e 15-të.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.