Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Golin ia dedikon mikut të tij të vdekur nga tërmeti në Turqi, Lukaku me fjalë prekëse për Christian Atsun
    Ballina-2

    Golin ia dedikon mikut të tij të vdekur nga tërmeti në Turqi, Lukaku me fjalë prekëse për Christian Atsun

    19/02/2023 14:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Interi ka marrë fitore në duel me Udinesen me rezultat 3-1, në një ndeshje ku golin e gjeti edhe Romelu Lukaku.

    Për sulmuesin belg ky gol ka qenë shumë i veçantë dhe kishte dedikim special.

    Pikërisht ditën e djeshme trupi i pajetë i futbollistit ganez Christian Atsu u nxjerr nga rrënojat pas 12 ditëve qëndrim.

    Lukaku dhe Atsu kanë qenë miq të mirë sa ishin bashkëlojtarë e skuadra angleze Everton.

    29-vjeçari festoi me duart e ngritura nga qielli dhe goli ishte pikërisht për tanimë ish-futbollistin e ndjerë.

    “Ke qenë gjithnjë një shembull i përulësisë dhe dashurisë ndaj Zotit. Gjithashtu edhe për mënyrën si je stërvitur dhe për dashurinë që i ke dhuruar gjithnjë familjes e fëmijëve të tu”.

    “Shpresoj që Zoti t’iu japë atyre forcë dhe të bekoftë zemrën. Do të dua shumë përgjithnjë”, ka shkruar Lukaku duke publikuar disa foto me ish-sulmuesin ganez.

    Atsu u nxjerr nga rrënojat e ish-banesës së tij në qytetin turk Hatay, me sulmuesin ganez që ishte pjesë e skuadrës Hatayspor. 


    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.