Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Granit Xhaka asiston tek goli i fitores për Sunderlandin ndaj Brentfordit
    Futboll ndërkombëtar

    Granit Xhaka asiston tek goli i fitores për Sunderlandin ndaj Brentfordit

    30/08/2025 18:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sunderlandi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Brentfordit në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.

    Mysafirët realizuan në minutën e 22-të me anë të Nathan Collins për 1-0, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

    Brentfordi ia doli të shënojë golin e avantazhit në minutën e 77-të përmes Igor Thiago i cili realizoi me kokë për 1-0.

    Vetëm disa minuta më vonë, Sunderlandi ia doli të barazojë gjithçka me anë të Enzo Le Fee i cili u tregua i saktë nga penalltia për 1-1.

    🚨🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 WILSON ISIDOR WINS IT IN THE 96TH MINUTE FOR SUNDERLAND !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Sunderland 2-1 Brentford.pic.twitter.com/EPhs3Gi9J9

    — Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 30, 2025

    Kur dukej se ndeshja do të përfundonte baras, Granit Xhaka si kapiten u përkujdes që ekipi i tij të marrë pikët e plota.

    Në minutën e 96-të të ndeshjes, Xhaka bëri një krosim perfekt brenda zonës i cili gjeti kokën e Wilson Isidor, i cili realizoi me kokë për 2-1.

    Pas tri ndeshjeve të luajtura deri më tani, Sunderlandi ka arkëtuar gjashtë pikë, teksa ka një humbje (ndaj Burnleyt 2-0).

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.