Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Granit Xhaka e komenton deklaratën e Zana Avdiut, e cila e vlerësoi si rrugaç!
    Ballina-1

    Granit Xhaka e komenton deklaratën e Zana Avdiut, e cila e vlerësoi si rrugaç!

    29/12/2022 19:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Granit Xhaka e fitoi vëmendjen kryesore në ndeshjen Zvicër-Serbi në kuadër të Kupës së Botës.

    Ai u shpall lojtari më i mirë i takimit ku Zvicra triumfoi 3:2 dhe u kualifikua tutje në Botëror, duke e eliminuar Serbinë.

    Por, ai pati disa përleshje verbale e fizike me lojtarët serbë.

    Në një moment, ai e kapi organin gjenital, duke ia “treguar” bankës rezervë të Serbisë.

    Ky gjest nga analistja Zana Avdiu u cilësua si i turpshëm dhe akt prej rrugaçi. “Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!”, shkroi Avdiu në rrjetin social “Facebook”.

    Kjo deklaratë e Avdiu shkaktoi bujë të madhe në Kosovë, e në të u përshi edhe babai i Granitit, Ragip Xhaka, i cili e vlerësoi si të turpshëm vlerësimin e Zanës.

    Së fundmi, vet Graniti e ka komentuar këtë deklaratë Zanës në një intervistë për mediumin zviceran “Keystone-SDA”.

    “Ishte për të tërhequr vëmendje. Ajo përdori një fjalë të ashpër kundër meje. Papritur bëhej fjalë për rritjen e prindërve të mi. Nuk doja ta komentoja vetë. Babai im u fut në kontakt. Historia u prezantua më e madhe se sa ishte efektive. Katër apo pesë vjet më parë, një zhvillim i tillë mund të më kishte rënduar. Tani po përpiqem të klasifikoj pak gjithçka”, ka thënë ylli i Arsenalit, Granit Xhaka.

    Ndryshe, Zvicra u eliminua në çerekfinale të Kupës së Botës nga Portugalia.

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.